Polici Kadriu reagon përsëri: Pasi shpreha revoltën kundër padrejtësive, Agim Nuhiu më ka lëshuar kontrollin e brendshëm! (FOTO)

Polici shqiptar nga Shkupi i punësuar në EBR,Milazim Kadriu, ditë më parë me një shkrim të tij në Facebook, kishte reaguar ndaj padrejtësive që iu bëhen shqiptarëve në këtë dikaster, njofton TopAlNews.

Polici Kadriu sot përsëri ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke thënë se pas shkrimit të tij ndaj padrejtësive në MPB, Agim Nuhiu ka lëshuar kontrollin e brendshëm policor.

Ja postimi i plotë;

“Paska reaguar zv.Ministri i MPB nlidhje me rastin e shkrimit tim ku shpreha mllefin dhe revolten kunder padrejtesive qe na behen vazhdimisht ne kete dikaster.Por ne vend qe ti perkushtohet punes dhe te permireson statusin diskriminues te punonjesve te vet, Ai me paska derguar kontrollin e mbrendshem qe te me hesht apo te me frigon ne njefar menyre.Nuk e din i gjori se un nuk ju kam friguar autoblindave,tanksave,helikoptereve, eres se barutit kur u dasht me ngrit zerin kunder padrejtesive ndaj popullit tim e po i frigohem eres se parfumit tend.O i nderuar ti ate pozit je tu e gzue fale deshmoreve,invalideve dhe ushtareve te UÇK’s dhe ne vend se te jeni mirnjohes ju mundoheni ne menyre tinzare t’na demtoni,veq ta dish se ka me ju zene haku jone shum shpejt.Ato te holla qe dot ua merrni femijeve tmij nga masa disciplinore uroj t’ju bleni femijve tu ilaçe”, shkruan Kadriu.