Polici plagos kolegun e tij në Tetovë

Të enjten rreth ora 13 e 30 minuta, në Stacionin për mbikqyrje kufitare në Rogaçevë, zyrtari i policisë i cili ka qenë duke e pastruar pistoletën zyrtare, në një moment ka shtënë me një plumb dhe një zyrtari tjetër të policisë i ka shkaktuar plagë në trup edhe atë në nënbërylin e majtë.

Ekipi i Sektorit pët Punë të Brendshme Tetovë, ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit, me çrast është njoftuar edhe Prokurori publik lidhur me ngjarjen, ndërsa është kyçur edhe Njësiti për kontrollë të brendëshme, hetime kriminale, dhe standarde profesionale pranë MPB-së.

Nuk dihen ende shkaqet nese pa dashje e ka qëlluar apo ka pas diçka në mes tyre.




Be the first to comment

Leave a Reply