Përfundoi intervistimi i Lushtakut

Ai nuk është deklaruar për media Ka përfunduar intervistimi në Hagë i ish -komandanti i UÇK-së, gjeneral Sami Lushtaku. Lushtaku është intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Ai në selinë e prokurorisë ka hyrë para orës 10:00 për të dalë në orën 15:00, mirëpo pas intervistimit nuk është deklaruar për media. Mbrëmë është intervistuar edhe Ish- komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa- Remi. “Unë kam një fjalë vetëm të shkurtë. Ju e dini se kam marrë shumë pyetje të gazetarëve.

Sot përfundoj intervista me mua pranë dhomave të specializuar në Hagë, unë isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar. Ju e dini se intervista ishte shumë e gjatë dhe sot përfundoj, pyetjet e ngritura nga ta ishin shumë serioze edhe ne kemi qenë shumë serioz”, këto ishin fjalët e para të ish komandantit të zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa, pas përfundimit të intervistimit në zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Remi pritet që nesër të kthehet në Kosovë.

Be the first to comment

Leave a Reply