PD: Dekani i “Juridikut” ka ushtruar presion ndaj studentëve

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi  përmes një deklarate për mediat u shpreh se dekani i fakulteti të Drejtësisë, Artan Hoxha ka ushtruar presion ndaj studentëve të këtij fakulteti duke u rreshtuar në krah të pushtetit.

Bardhi shtoi faktin se PD-ja dënon me forcë çdo akt dhune ndaj studentëve, ndërsa dekanin e Drejtësisë e quan një shërbëtor besnik të shefit të qeverisë, Edi Ramës.

“Jam sot përpara medias, jo vetëm si përfaqësues i Partisë Demokratike, por edhe si ish- student i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, për të dënuar në emër të opozitës, presionin kriminal ndaj studentëve nga një pseudo pedagog që rreshtohet në krah të pushtetit dhe kundër studentëve.

Edi Rama përdori javën e kaluar presionin policor dhe dhunën për të shuar protestën legjitime të studentëve në mbarë vendin.

Pasi dështoi të shantazhonte studentët me policët e Safet Gjicit apo Sandër Lleshajt, sot media ka publikuar faktet sesi ai po përdor Safet Gjicët e tij brenda botës akademike.

Artan Hoxha, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, një shërbëtor i Edi Ramës dhe pushtetit brenda botës akademike, ka guxuar të kërcënojë studentët e Fakutetit të Drejtësisë me metoda kriminale. Faktet e bëra publike në media provojnë sesi shërbëtori i Edi Ramës ushtron presion ndaj studentëve që ata të mbyllin protestën legjitime të tyre për një arsim më cilësor.

Be the first to comment

Leave a Reply