Pasi nuk pranoi të zëvendësohet, Chelsea e dënon me para Kepa Arrizabalagan

Edhe pse portieri kërkoi falje, duke theksuar se ishte një keqkuptim, por Chelsea ka dënuar Kepa Arrizabalaga sepse ka refuzuar të zëvendësohet në finalen e Kupës.

Spanjolli nuk u largua nga fusha, edhe pse menaxheri i “The blues” Maurizio Sarri kishte kërkuar zëvendësimin e portierit me William Cabaleron kundër Manchester Cityt.

“Edhe pse ishte një keqkuptim, bëra një gabim të madh në reagim. Unë jam përjashtuar nga menaxheri, e respektoj atë”, tha Kepa.

Megjithatë, Chelsea ka dënuar portierin e ri me një pagë javore, e cila do të shkon për fondacionin bamirës të klubit nga Stamford Bridge.

Theksojmë se paga javore e lojtarit kap shifrat e 220 mijë eurove gjersa londinezët e blen futbollistin këtë vit për një rekord shume prej 80 milionë eurove.

Kujtojmë se në fazën e penaltive trajneri italian kërkonte që të bënte zëvendësim në portë, por që spanjolli nuk pranoi dhe në fund, City triumfoi në saje të penaltive.

Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani ka qëndruar në portë të klubit londinez 26 herë në të gjitha garat.