Pas dy vitesh në arrati, Balili në pranga, Lleshaj: Kemi në duar njeriun më të kërkuar

Baroni i drogës Klement Balili pas dy vitesh në kërkim nga policia është vetëdorëzuar ditën e sotme. Lajmin fillimisht e dha ish-kryeministri Berisha, ndërsa më pas e konfirmoi në një deklaratë për mediat ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Klement Balili ka mbërritur në Tiranë me eskortën e policisë së shtetit, i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Ai do të përballet me akuzat për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa ka kërkuar që të mos ekstradohet në Greqi.

Zyrtarisht i shumëkërkuari Klement Balili është në prangat e Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një deklarate për mediat njoftoi se ‘Escobari i Ballkanit’ i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është dorëzuar. ‘Peshku i madh’ apo ‘Magjistari’ sikur është cilësuar nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu vendosi që pas dy vitesh në arrati të përballet me drejtësinë. Ai është dorëzuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Finiqit pas negociatave të nipit të tij Rigels Balili me policinë, ndërsa më pas u shoqërua në Tiranë nga eskorta e Policisë së Shtetit ku i pranishëm ishte edhe drejtori Ardi Veliu. Klement Balili ka kërkuar mos ekstradimin në Greqi, proces të drejt dhe kushte të mira në qeli.

‘Policia shqiptare ka finalizuar sot një operacion të gjatë, të ndërlikuar dhe shumë të rëndësishëm për dorëzimin e Balilit në bashkëpunim me partnerët dhe shërbimin sekret pas një procesi gjurmues. Nga sot policia shqiptare merr në duart e saj një prej personave më të kërkuar në Shqipëri dhe përtej saj, ndërsa partnerët tanë marrin një lajm të rëndësishëm dhe mesazh të qartë për Shqipërinë që duam.

Nga sot drejtësia shqiptare merr në duar të shumëkërkuarin Klement Balili. Arrestimi është provë e qartë se Policia e Shtetit është në nivel të lartë gatishmërisë në luftën kundër krimit të organizuar. Një tjetër rrugë më të mirë për ta nuk ka dhe nuk do të ketë, të gjithë jemi të motivuar për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Policia e shtetit dhe agjencitë e tjera e dinë mirë se operacioni vijon dhe forca goditëse e ligjit do të njohin intensitet të ri edhe me të tjerë që do të shkojnë pas hekurave. Rruga e vetme e arsyeshme që mbetet për të gjithë ata është vendosja para drejtësisë. Procesi është rezultat i operacioni të gjerë dhe të ndërlikuar mundësuan që personi në fjalë të dorëzohet në policinë e shtetit. Detaje operacionale nuk mund të jap. Procesi do të jetë i drejtë dhe ligjor” tha ai.

Fillimisht lajmin për dorëzimin e Balilit e dha ish-kryeministri Sali Berisha paraditen e sotme, ndërsa rreth dy orë më pas, Lleshaj e konfirmoi. “Dorezohet Klement Balili! Qytetari dixhital informon. Pershendetje doktorin vetdorezohet kelment Balili ne prokurorin e krimeve te renda ai esht nisur drejt tiranes me Rigels Balilin” shkruate Berisha. Por kush është Klement Balili?




Be the first to comment

Leave a Reply