Pajaziti: Gjyqësori në Maqedoni prej viteve 90 ka qenë hallka më e dobët e sistemit në përgjithsi

Anëtari kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa, Binas Pajaziti, mbrëm ka qenë i ftuar në emisionin ‘click plus’ që transmetohet në TV21, ku temë diskutimi ka qenë sistemi i drejtësisë në vend, rasti “sazdovski” dhe zhvillimet e fundit në BFI.

Ai më tej ka theksuar se tradicionalisht gjyqësori në Maqedoni prej viteve 90 ka qenë hallka më e dobët e sistemit në përgjithsi, i njohur me vendime skandaloze dhe dënime drakonike për shqiptarët në veçanti.

Gjithashtu ka potencuar se sistemit në vend i duhen ende punë për tu cliruar nga politika.