Padi penale për ish kryetarin e komunës së Negotinës

Zyra e policisë në Negotinë, ka ngritur padi penale kundër dy personave V.A, 56 vjeçar dhe L.T 57 vjeçar. Të dytë dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimet.

Në tetor të vitit 2015, personi i parë, si kryetar i komunës së Negotinës, disa herë ka paguar kompaninë “Uni Kop Gradba” Dooel, edhe pse këta të fundit nuk e kanë pasur dokumentacionin e kompletuar.

Kompanisë i janë paguar 2.991.624 denarë për kryerjen e punimeve ndërtimore.

Praktika e njëjtë ka vazhduar edhe në vitin 2016, kur i dyshuari kryesor ka nënshkruar kontrata në vlerë prej 4.5milion denarëve.

Kompania dyshohet se ka fituar të mira materiale në mënyrë të joligjore në vlerë prej 7.5milion denarëve.