Oriola Marashi gati për fotosesionin e ri për ‘Guess’, kështu po duket (FOTO)

Oriola Marashi po e vazhdon karrierën e saj ndërkombëtare.

Modelja e njohur shqiptare po e realizon fotosesionin e ri për ‘Guess’.

Në disa postime të fundit në Instastory, Oriola Marashi me ndjekësit ka ndarë pak nga prapaskenat e fotosesionit i cili pritet që të përfundohet së shpejti.

Duke qenë se ajo vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, sigurisht se nuk do të mungojnë edhe foto në të cilat Oriola si zakonisht do të shfaqet joshëse.