Nuk kanë të ndalur mendjet “monstruoze”, reagon edhe Milenko Nedellkovski (FOTO)

Pas aksidentit të djeshëm tragjik që morri jetën e 15 personave dhe shumë të lënduar, ka pasur reagime të shumta. Mbrëm profesoresha Biljana Venkovska është tallur me viktimat e aksidentit të djeshëm duke thënë: “Cfarë tragjedie dhe ironie Karpallak”.

Sot ka reaguar edhe Milenko Nedellkovski në rrjetin social Facebook duke shkruar për aksidentin: “Zoti është i madh. Vonon por nuk harron”.

Mendjet mosntruoze dhe të prishura nuk kanë të ndalur edhe pse në mesin e të vdekurve ka edhe maqedonas./TopAlNews/