Nesër në Novi Sad takim mes Ramës, Zaevit dhe Vuçiqit

Kryeministri Zoran Zaev pasdite duhet të udhëtojë në Serbi, ndërsa nesër në Novi Sad, në Pavijonin e oficerëve të Kalasë së Petrovaradinit, do të marrë pjesë në takimin trepalësh me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç paralajmëruan nga Kabineti i presidentit serb, pas përfundimit të takimit që duhet të fillojë në orën 09:00, tre liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë do të drejtohen në mediume.

Iniciativa për këtë takim të Vuçiqit, Zaevit dhe Ramës është si rrjedhojë e takimit të tyre në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, nga fundi i muajit të kaluar, kur presidenti serb Vuçiq e konfirmoi takimin, duke paralajmëruar se ata vijnë në Serbi në gjysmën e parë të muajit tetor në takimin dedikuar largimit të barrierave doganore. Siç tha, me ta e ka inicuar idenë për largimin e mëtutjeshëm të barrierave të ndryshme për zhvillimin e biznesit në territorin e tre shteteve tona dhe rrjedhën e lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve.

Ai shtoi se ky do të jetë hapi i parë dhe se për Serbinë do të jetë me rëndësi ta përfshijë edhe Prishtinën që bashkëpunimi të jetë në nivel më të lartë të integrimeve ekonomike, sesa në CEFTA, si dhe të tërhiqen edhe BeH-ja dhe Mali i Zi.