Ndryshimet kushtetuese janë publikuar në Gazetën Zyrtare, por jo edhe ligji i gjuhëve (FOTO)

Ndryshimet kushtetuese që u miratuan më 11 janar në Kuvendin e Maqedonisë, janë publikuar më 12 janar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, më 11 janar në Kuvendin e Maqedonisë u miratuan ndryshimet kushtetuese me të cilin parashihet edhe ndryshimi i emrit të shtetit, nga Maqedonia në “Maqedonia e Veriut”. Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Megjithëse u tha se pas ndryshimeve kushtetuese, në Gazetën Zyrtare do të publikohen edhe Marrëveshja e ratifikuar me Greqinë dhe ligji për përdorimin e gjuhëve, të njëjtat nuk janë publikuar.

Ligji i gjuhëve do të hyjë në fuqi pasi që të miratohen ndryshimet kushtetuese që priten të ndodhin më 15 janar të 2019-s, deklaroi më 25 dhjetor, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

“Seanca është caktuar për më 9 janar, dhe shpresoj se në bazë të dinamikës që ajo të mbarojë shpejtë. Supozimet janë që deri më 15 janar të përmbyllet. Maksimalisht mund të zgjatë 12 ditë, sipas rregullave. Por nuk besoj se do harxhohet afati maksimal i afatit. Kështu të dy ligjet do të shkojnë bashkërisht në Gazetën Zyrtare”, tha Xhaferi.

Ndërkaq, dje zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani deklaroi se ligji për gjuhët do të publikohet në Gazetën Zyrtare gjatë kësaj jave, megjithatë, siç mësohet jozyrtarisht, për Marrëveshjen e ratifikuar, e cila ka fatin e njëjtë sikurse ligji për gjuhët – nuk ka dekretimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov edhe pas votimit të dytë, për të njëjtën është sjellë “Dekret” për publikim.

Nga Kabineti i Xhaferi nuk përgjigjen në telefonatat e gazetarëve, për të sqaruar se a do të ketë “Dekret” edhe për ligjin e gjuhëve dhe kur i njëjti do të shpallet në Gazetën Zyrtare.

Nga ana tjetër, para një kohe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se Ligji për përdorimin e gjuhëve me të cilin parashihet përdorim më i gjerë i gjuhës shqipe do të publikohet në Gazetën Zyrtare pas referendumit, bashkërisht me Marrëveshjen e ratifikuar Maqedoni – Greqi.

Përndryshe, ligji i gjuhëve në votimin e dytë kaloi më 14 mars, për shkak se i njëjti nuk u dekretua nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, deri më sot nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare. “Formulën” për mosdrektetim pas votimit të dytë, kryetari Ivanov e zbatoi edhe ndaj marrëveshjes së ratifikuar mes Maqedoni – Greqisë.

LEXO: Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore për presidentin Ivanov për shkelje të Kushtetutës

Për mosdekretim të ligjit edhe pas votimit të dytë, Prokuroria Publike Themelore ka hapur lëndë për presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov në të cilën do të veprohet për dy padi penale.

Be the first to comment

Leave a Reply