Motra e Icardit akuzon sërish Wanda Narën

Rinovimi i Mauro Icardit me Inter është kthyer në një çështje tepër serioze, duke qenë se Wanda Nara reziston për të firmosur kontratën e re pa iu plotësuar kushtet që ata i kanë përcaktuar klubit zikaltër.

Çështja në fjalë përfundon çdo ditë me ndonjë reagim apo ndodhi në faqet e para të gazetave, aq sa sulmuesi argjentinas reagoi ashpër ndaj një artikulli të La Gazetta dello Sport duke e quajtur një artikull m***.

Për këtë Ivana Icardi Rivero, motra e Muaros nuk ka ngurruar të ndërhyjë në këtë temë, duke shprehur rezervat e saj për agjenten e vëllait Ivana dhe Wanda kanë një marrëdhënie shumë të keqe mes tyre, aq sa Icardi nuk flet me motrën e tij.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Ivana theksoi se kapiteni i Interit po bie në grackën e të bërit spektakël në rrjete sociale, por kjo mund të ia përkeqësojë gjërat.

“I vetmi që nuk e kupton se askush nuk e mbështet atë është vëllai im, e kuptoj se askush nuk e bën. Ai jeton për “show” dhe është një gabim. Është për të ardhur keq që vëllai im të bjerë në këtë kurth … (sepse gjërat mund të përkeqësohen)”, shkroi Ivana duke treguar se Wanda po i prish punë vëllait të saj.

Be the first to comment

Leave a Reply