Ministrja Xhaçka pritet në Maqedoni me flamur “Made in China”

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është pritur me një flamur shqiptar në variantin “Made in China”, gjatë vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ministrja shqiptare ka zhvilluar së fundmi një vizitë zyrtare në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut ku është takuar me kryeministrin Zaev dhe me homologen e saj Radmila Šekerinska.

Në postimin e saj në rrjetet sociale shihet që flamuri i përdorur gjatë pritjes së saj nga kryeministri Zaev është në variantin kinez.