Miloshoski thumbon Bujar Osmanin: Shqiptarët largohen nga Maqedonia për shkak të politikave tuaja të dështuara!

“Unë kam një listë të njëzet personave shqiptarë, të arsimuar, profesionistë që ishin të punësuar si mjekë, kolegë të Ministrit Bujar Osmani, i cili punonte në spitalet në Strugë, Gostivar, Tetovë apo Shkup, por tani është larguar për në Gjermani apo Zvicër. Dhe jo sepse qytetet kishin ose nuk kishin tabela tregjuhësore, por sepse gjykuan se atyre u mungonte siguria juridike dhe perspektiva. Kemi një qeveri që premtoi jetë në Shkup, jetë në Zhelinë,jetë në Araçinë,jetë në Kërçovë, jetë në Bogovinë, dhe tani shohim që në ato vende njerëzit me valixhe, me familje dhe fëmijë, të arsimuar ose më pak të arsimuar, shkojnë jashtë çdo javë dhe nuk kthehen. Në tre vitet e kaluara nga Maqedonia janë shpërngulur më shumë shqiptarë sesa në 15 vitet e kaluara, jo vetëm për shkak të politikave të dështuara, por edhe për shkak të zhgënjimit të madh”, ka thene Milloshovski, duke e thumbuar osmanin./TopAlNews/