Migrantët në 40 gradë udhëtojnë nga Greqia deri në Veles

Për shtatë ditë reshtë, në temperatura mbi 40 gradë Celsius një grup migrantësh kanë udhëtuar nga Greqia deri në Veles. Bëhet fjalë për 9 persona të moshës mbi 30 vjeç, të cilët në Maqedoni kanë hyrë ilegalisht. Sakamdakazam.mk i ka vërejtur këto migrant të rraskapitur në afërsi të Velesit, se si dalin nga qyteti me plagë në duar dhe këmbë.

Ata thonë se janë nga Pakistani dhe se nuk heqin dorë nga destinacioni i fundit që është Gjermania. Thonë se edhe poqëse i arreston policia e Maqedonisë dhe i kthen sërish në Greqi, ata nuk do të ndalen, sepse nuk e kanë ndërmende të qëndrojnë në Greqi e aq më pak në Maqedoni.