Michael Ballack: Eden Hazard është e ardhmja e Chelseas

Ish futbollisti gjerman Michael Ballack, ka kërkuar nga sulmuesi belg Eden Hazard, që t’i injorojë ofertat nga skuadrat Bayern Munich dhe Real Madrid.

Ballack duke folur për talkSPORT, ka thënë se Hazard është një lojtar i shkëlqyeshëm, transmeton Klan Kosova.

“Ai është një lojtar me të vërtetë i mirë dhe do të ndikonte pozitivisht tek secili klub. Shpresojmë që ai do të qëndrojë në Chelsea”.