Merkel: Ka ende kohë për të negociuar Brexit-in

BERLIN, GERMANY - JULY 05: German Chancellor Angela Merkel and Hungarian Prime Minister Viktor Orban (not pictured) speak to the media following talks at the Chancellery on July 5, 2018 in Berlin, Germany. Germany recently reached a compromise within its government over migration policy. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

432 deputetë kundër planit për Brexit, 202 për marrëveshjen Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se i vjen
keq për rrjedhën e rezultateve të votimit në Parlamentin britanik dhe se ka akoma kohë për negociata midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë për t’u larguar nga familja evropiane. Merkel u ka thënë gazetarëve në Berlin se gjithçka do të bëhet për të gjetur një zgjidhje, por ajo gjithashtu ka thënë se ishin të gatshëm nëse nuk vjen deri te një gjë e tillë. “Ende ka kohë për të negociuar, por ne jemi duke pritur për të parë se çfarë janë propozimet e kryeministres britanike,”, ka deklaruar Merkel.

Pasi Parlamenti britanik mbrëmë ka kundërshtuar propozimin e kryeministres, Theresa May për Brexit, një votim për mungesën e besimit në qeveri është planifikuar për sot. Kreu i opozitës, Jeremy Corbin ka bërë thirrje për një votë mosbesimi në qeveri. 432 deputetë kanë votuan kundër planit për Brexit, ndërsa 202 për marrëveshjen.

Be the first to comment

Leave a Reply