Memeti propozon diçka të veçantë për gjininë femërore, ja propozimi!




Neve femrave, me shumë role tjera si nëna, reja, motra, bija të dikujt, të punësuara edhe në punë të shtetit edhe në shtëpi,(këtu vlenë të përmendet se jemi pa rrogë), vlerësoj se kemi nevoj për një ditë plus ti shtohet fundjavës, weekend-it që ne të fillojmë pastaj të hënën të relaksuara dhe të përgaditura psiko-fizikisht për punë.

Gjegjësisht,

Përvec pushimit fizik dhe psiqik, mbajtja e higjienës në nivel të shtëpisë, të veshmbathjeve dhe plus të vizitave të prindërve dhe familjarëve të tjerë si obligim i yni, janë obligime që na e bëjnë fundjavën punuese, pra ne nuk mundemi ta quajmë pushim të shtunën dhe të dielën.

Nga kjo duhet seriozisht të mendohet që të shtohet dita e hënë si pushim plus qoftë edhe cdo e dyta e hënë në muaj ose të premten të punohet me orar të shkurt.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ligjet duhet ndryshuar sipas gjendjes reale, kërkesave reale të një populli duke e marr parasysh gjendjen ekonomike të secilês si dhe përkatësinë fetare dhe traditën në vecanti.
Tash më nuk duhet trajtuar temat rreth integrimit të femrës se tani më ajo ka mbetë dëshirës individuale se ku e sheh veten, por si ti lehtësohet procesi i integrimit të femrave që duan të prosperojnë në jetë dhe të jenë pjesë e ndryshimeve në kahje pozitive në shoqëri.

Xhemile Memeti
Ish oficerja, tani kordinatore e Forumit të gruas Dega Shkup – Lëvizja Besa.