Melescanu: Do të shikojmë për datën e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ministri për Punë të Jashtëm të Rumanisë, Teodor Melescanu në intervistë për gazetën austriake “Standard” deklaroi se nuk është e sigurt që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në një “paket të ndarë” të fitojnë datën për fillimin e bisedimeve.

I pyetur nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të mund t’i fillojnë bisedimet me BE-në në qershor, Melescanu tha se “vlerësoj përpjekjet e presidencë bullgare për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë me këtë politikë. Për ne janë të rëndësishme tre pika: Së pari, duhet të shpejtohet hapja e kapitujve të rijnë në Serbi dhe Mal të Zi. E dyta, Komisioni Evropian duhet të jap vlerësime pozitive ku bëhet fjalë për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pas nënshkrimit të marrëveshjes historike të Prespës. Ne po përpiqemi që të organizojmë atë që sa më shpejtë të fitojmë rezultate konkrete. E treta, shpresojmë që Bosnja dhe Hercegovina do të mund t’i zgjidh problemet e brendshme”.

I pyetur se cili do të ishte mesazhi që do të jepej Ballkanit nëse Maqedonia e Veriut nuk i fillon bisedimet, Melescanu tha se “ajo do të kishte shumë pasoja negative. Fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë të rëndësishme sepse do të jep mesazhe pozitive. Gjatë presidencës tonë Britania e Madhe do të largohet nga BE. Por nëse i fillojmë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të kishte efekt të balancuar, në një farë mënyre, sepse kjo do të thotë se ka shumë vende që do të dëshironin që t’i bashkohen BE-së dhe BE është projekt i realizueshëm, dhe se duhet të vazhdojë”.