Mandzukic po e dëshiron kthimin në këtë skuadër

Ylli kroat po e dëshiron kthimin në Bayern Munich.

Sulmuesi i Juventusit Mario Mandzukic ka disa oferta, por ai dëshiron të luajë përsëri në Bundesligë.

Sipas medieve në Itali, Mandzukic dëshiron të kthehet në linjën e Bayern, nga i cili u transferua në Atletico Madrid në vitin 2014.

Futbollisti kroat kaloi dy sezone në fanellën e klubit të Munihut dhe luajti 88 ndeshje në të gjitha garat gjatë asaj periudhe, duke shënuar 48 gola. Ai ka fituar dy tituj të ligës gjermane dhe Ligën e Kampionëve me këtë klub.

Për shërbimet e sulmuesit 33-vjeçar ka kohë që kanë shprehur interesim Manchester United, Borussia Dortmund dhe Seville.

Juventus kohët e fundit informoi palët e interesuara se Mandzukic mund të largohej nga klubi qysh në afatin kalimtar dimëror me kompensim prej vetëm pesë milionë eurosh.