Mançevski: Gazetarët janë luftëtarët e ri për liri dhe mekanizëm mbrojtës

 Gazetarët janë luftëtarët e ri për liri dhe mekanizëm mbrojtës dhe ne duhet t’i sigurojmë të gjitha veglat e nevojshme që të mund ta udhëheqin atë luftë, tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot në panel sesionin me temën: “Politikat dhe mediat”, në suaza të konferencës më të madhe mediatike “Ditët e mediumeve BE-Ballkani Perëndimor”, në Podgoricë.

Mançevski u kthye në reformat e bëra dy vitet e fundit në fushën  mediatike në Maqedoninë e Veriut, Ligjin e ri për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, si dhe për sfidën në ballafaqimin me dezinformatat dhe lajmet e rreme dhe konceptim për vetërregullim.

“Gazetarët janë luftëtarët e ri për liri dhe mekanizëm mbrojtës dhe ne duhet t’i sigurojmë  të gjitha veglat e nevojshme që të mund ta udhëheqin atë luftë. Roli ynë është të përfshihemi në reformat, por politikanët nuk janë ata të cilët duhet ta udhëheqin atë luftë”, theksoi ministri Mançevski,  duke u kthyer në ndryshimet e Ligjit  për ASHMAA-në.

Duke folur për vetërregullimin, ministri Mançevski ka potencuar se beson  në konceptin,  por rezultatet ende nuk janë të dukshme. Sipas tij,  të përballur me dëmin dhe numrin e lajmeve të rreme gjithnjë e më të madh, nevojiten edhe masa konkrete për rregullim.

“Përvojat e referendumit për ndryshim të emrit, konfirmuan se ato të cilët janë në anën tjetër të së vërtetës dhe gazetarisë profesionale,  janë organizuar dhe bëjnë dëm të pandreqshëm ndaj parimeve demokratike në vendin tonë”, tha ministri Mançevski.

Në lidhje me qëndrueshmërinë e mediumeve të pavarura dhe gazetarisë profesionale, siç theksoi ministri Mançevski, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, tërësisht e ndërpreu financimin  dhe reklamimin e mediumeve. Në atë mënyrë,  ka bërë ndryshim të madh, nga koha kur Qeveria paraprake tërësisht i ka financuar mediumet dhe në atë mënyrë ka ndikuar ndaj punës së tyre.

“Ende është i hapur debati dhe nuk ka  përgjigje të vërtetë në pyetjen  nëse nevojitet  financiarisht të mbështeten mediumet,  me garancion se nuk do të ndikohet ndaj politikës redaktuese, përfundoi,  duke hapur debat për vetërregullim dhe mbështetje që Qeveria duhet ta sigurojë për mediumet.

Së bashku me ministrin Mançevski, në panel sesionin, siç kumtoi MSHIA, mbajtën fjalim edhe Zhelko Putoviq nga Qeveria e Malit të Zi, Alfred Lela nga Politiko, Elena Çerniavska nga OSBE, Esmir Milaviç – N1 dhe Valeri Hopkins nga Fajnenshëll Tajms.

Prania e ministrit Mançevski në konferencë veçanërisht ishte përshëndetur nga organizatorët dhe pjesëmarrësit tjerë, sepse ishte  ministri i vetëm i Ballkanit Perëndimor, i cili e pranoi ftesën dhe pjesëmarrjen aktive në ngjarje.

Konferenca është në organizim të Komisionit Evropian. .