Malazezi shet të bijën 12 vjeçare për 5 mijë euro

Një shtetas 40-vjeçar nga Mali i Zi, dyshohet se ka shitur vajzën e tij jashtë vendit për 5 mijë euro.

“Dyshohet se në vitin 2017, ai rekrutoi, kontraktoi dhe organizoi transportin e vajzës së tij të mitur, atëherë 12-vjeç, nga Mali i Zi në një vend jashtë shtetit, për qëllime martese. I dyshuari kreu krimin për të marrë një përfitim financiar prej 5.000 eurosh,” njofton Policia e Podgoricës. Policia malazeze paraqiti dje kallëzim penal në prokurorinë kompetente kundër Xh. B. (40) nga Podgorica me dyshimin se ka kryer veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore. I dyshuari po vuan dënimin me burg në Spuzh për një tjetër shkelje, e cila nuk bëhet e ditur.