Lulzim Basha paralajmëron: Krerët e kësaj qeverie-bandë i pret burgu

Arrestimet e fundit të policisë për personat që shkaktuan incidente e dhunë në protesten e fundit te opozitës ditën e shtunë, kanë sjellë një tjetër reagim të Lulzim Bashës.

Kreu i PD shkroi në rrjetet sociale se  selia bluj do të jetë në krah të njerezve të cilët janë ngritur kundër kësaj qeverie-bandë e cila vjedh dhe dhunon të gjithë shqiptarët.

Basha shtoi se fati I kësaj qeverie-bandë është vetëm rrëzimi I saj e se kreret e kësaj bande sipas tij I prêt vetëm burgu për atë që po bëjnë duke arrestuar qytetare të pafajshëm.

 

“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë!Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj!  Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”,