LSDM: Paga minimale në muajin prill do të rritet për 3.3 për qind

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se paga minimale bruto nga prilli i këtij viti harmonizohet konform Ligjit për pagë minimale dhe do të rritet për 3,3 për qind.

“Pas rritjes rekorde të pagës mesatare prej 8,1 për qind me këtë harmonizim dhe rritje paga minimale do të jetë 17.943 denarë, gjegjësisht 12.507 denarë në vlerë neto”.

“Paga minimale harmonizohet me nga një të tretën e rritjes së pagës së paguar mesatare, shpenzimet për jetesë dhe bruto prodhimin vendor”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se rritja e pagës mesatare në dhjetor të vitit 2018 prej 8,1 për qind është rritje më e madhe të pagës mesatare në nëntë vitet e fundit.