Levizja BESA-Gostivar: Pse heshtët rasti me inspektorin e policisë në veturën e të cilit është gjetur lëndë narkotike?

REAGIM

Tanimë është bërë zakon, kur bëhet fjalë për krimet e funksionarëve të BDI-së dhe të afërmit e tyre,pushteti LSDM-BDI vazhdon me avazin e vjetër, pra me fshehjen e tyre.
Pas fshehjes së rastit në Tetovë ku deputeti i BDI-së gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar dhe lëndoi dy persona, tani tentojnë të fshehin edhe rastin ku u kapën dy persona duke shpërndarë lëndë narkotike.
Sipas informatave,policia ka kapur dy persona të cilët kanë shpërndarë lëndë narkotike duke e shfrytëzuar veturën e inspektorit të policisë nga sektori i punëve te brendshme në Tetovë.
Vetura me të cilën është bërë shitja nuk është mbajtur për ekzaminimet e mëtutjeshme pasi ka qenë në shfrytëzim të inspektorit,që në media u liferua se bëhet fjalë për vëllaun e shefit të kabinetit të nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta.
Ky është edhe një shembull se në këtë vend ka drejtësi selektive.
Apelojmë deri te organet kompetente që njëherë e përgjithmonë të heqin dorë nga qasja selektive ndaj qytetarëve si dhe të zbardhin rastin deri në fund, të zbulohet se cili ka qenë roli i inspektorit,gjegjësisht vëllaut të shefit të kabinetit të nënkryetarit të BDI-së,Nevzat Bejta,në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe normalisht secili të përgjigjet para drejtësisë.

Lëvizja BESA-Gostivar
17.08.2019