Lëvizja BESA: Fati i nxënësve shqiptarë në Veles në mëshirën e fatit

as publikimit të lajmit se nxënësit shqiptarë nga fshati Karasllar i Velesit, mësojnë vetëm në gjuhën maqedonase, Lëvizja BESA ka reaguar për këtë padrejtësi që u bëhet nxënësve shqiptarë dhe kërkon përgjegjësi nga ministri i arsimit. Politikat e dyfishta arsimore dhe diskriminimi sipas gjuhës, në të cilën zhvillohet mësimi po vazhdojnë edhe në ditët e sotme.

“Nëse ministri i arsimit dhe kabineti i tij kanë harruar, Lëvizja BESA ua përkujton se sipas ligjit për arsimin fillor, Neni 2: “Ndalohet diskriminimi në bazë të gjinisë, racës, përkatësisë nacionale, sociale, fetare…”, ndërsa Neni 3: “Qëllimet e edukimit dhe arsimit fillor janë: – zhvillimi i vetëdijes te nxënësit për përkatësinë e Republikës së Maqedonisë dhe kultivimi i identitetit të vet nacional dhe kulturor“.

Fati i nxënësve shqiptarë në Veles dhe rrethinë që udhëhiqen nga maqedonasit, është lënë krejtësisht në mëshirën e fatit dhe në ndërgjegjen e disa personave.

Kërkesa për të siguruar kushte që nxënësit shqiptarë të mësojnë në gjuhën amtare, ashtu si e kërkon Ligji dhe Kushtetuta, hasi në kundërshtime për hapjen e paraleleve shqipe në Veles dhe rrethinë, e që fatkeqësisht po heshtet edhe nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Fshatrat: Karasllar, Banjica, Vranivca e Poshtme, Starigradi, Sogleja, Novosella, ende nuk kanë shkollat e tyre edhe pse kanë fëmijë të moshës shkollore dhe arsimi fillor është i detyrueshëm.

Të mbetur jashtë vëmendjes institucionale, prindërit shqiptarë të këtyre fshatrave janë të detyruar t’i dërgojnë fëmijët e tyre nëpër shkollat me mësim në gjuhën maqedonase. Vetëm nga fshati Jabollçishtë sivjet në klasë të parë kishte të regjistruar rreth 100 nxënës, por ku do ta vazhdojnë shkollimin këta nxënës? Sa nxënës shqiptarë janë të detyruar ta ndjekin mësimin në paralele në gjuhën maqedone?”




Be the first to comment

Leave a Reply