Lëvizja BESA: BDI partneri më i dëshiruar për partitë maqedonase VMRO dhe LSDM

Aktrimi i realizuar mbrëmë nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe deputetët e BDI-së mund të konkurojë lirisht për çmimin “Oskar” për aktrim.

Për fat të keq u dëshmua edhe njeherë konstatimi jonë se ende gjysma e regjimit vazhdon të jetë pjesë e pushtetit dhe pasojat e këtij regjimi si duket po kaplojnë pushtetin në tërësi dhe jo rastësisht po dëshmohet se BDI vazhdon të mbetet partneri me dëshiruar për partitë maqedonase.

Pasi që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut po shëndrohet në çerdhe për mbrojtje të njerëzve që cenuan sigurinë e shtetit nuk na mbetet gjë tjetër që të kërkojmë sa më shpejt shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarrjen në zgjedhje të parakohshme dhe aty qartazi të shihet verdikti i popullit a do lejojnë qytetarët që me votën e tyre të përkrahin deputetë që do vihen në shërbim të krimit.

Nga gjithë analizat e deritanishme rezulton se kjo Qeveri dhe kjo shumicë parlamentare ka dështuar në luftën ndaj krimit, korupcionit dhe nepotizmit prandaj Lëvizja Besa zgjidhjen e vetme e sheh në zgjedhje të parakohshme.