LAJMI FUNDIT/ Një nga viktimat e aksidentit është djali i një deputeti të LSDM-së?!

Djali i një deputeti nga rajoni i Gostivarit është në mesin e 13 viktimave që sot ndërruan jetë në tragjedinë e autostradës Shkup-Tetovë, kur autobusi i agjencisë Durmo Turs u rrokullis, ndërsa të lënduar mbetën dhjetëra tjerë, shkruan gazeta KOHA.

Jo zyrtarisht djali i një deputeti që ka humbur jetën është nga LSDM-ja që vijnë nga qyteti i Gostivarit.

Ndryshe, shtatë udhëtarë ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa gjashtë në spitale. (Koha.mk)