Kurti nderon viktimat e Reçakut: Nuk mund të ketë paqe me Serbinë pa i dënuar çetnikët

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vendosur kurora lulesh në memorialin e viktimave të masakruara të Reçakut në 20 vjetorin e shënimit të kësaj ngjarje.

Ai duke çmuar lart veprën e viktimave të Reçakut tha se ata janë heronjtë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Edhe pas 20 vjetëve nuk është vënë drejtësia në vend për krimet që ka bërë Serbia në Kosovë”, ka thënë Kurti.

“Nuk mund të ketë paqe me Serbinë derisa ajo nuk i dënon çetnikët, sepse ajo vetë ende udhëhiqet nga çetnikë”.

Ai po ashtu ka folur edhe për Gjykatën Speciale, të cilën e konsideron si të padrejtë ndaj shqiptarëve.

“Gjykata Speciale nuk është e drejtë sepse një etnike. Gjykatë duhet të ketë edhe për krimet e Hashim Thacit në lidhje me korrupsionin”, tha Kurti para të pranishmëve.




Be the first to comment

Leave a Reply