Kujdes me mjetet piroteknike!

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, gjatë këtij muaji i ka përforcuar kontrollet dhe aktivitetet tjera lidhur me zbulimin dhe pengimin në kohë e shitjes dhe përdorimit të fishekzjarreve dhe llojeve tjera të mjeteve piroteknike informon Tetova sot.
Në këtë drejtim, tregtarëve, prindërve dhe nxënësve (fillorist dhe të shkollave të mesme) ju bëhet me dije se shitja, gjegjësishtë blerja dhe aktivizimi i mjeteve piroteteknike nëpër vende publike, në rrugë, nëpër oborre, hyrje të objeteve banesore dhe të ngjajshme, paraqet shkelje kundër rendit dhe qetësisë publike për të cilën është paraparë gjobë me vlerë prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit. Blerja dhe distribuimi i tyre në treg në sasi më të mëdha, është në kundërshtim me Kodin penal dhe për këtë vepër është paraparë dënim prej 5 vite burg.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, apelon veçanërisht deri tek nxënësit e shkollave fillore, që të rrijnë sa më larg këtyre lojërave të rrezikshme, të cilat jo rrallë mund të shkaktojnë edhe pasoja serioze ndaj shëndetit të tyre, gjegjësisht lëndime në duar sy dhe pjesë tjera të trupit.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë tashmë ka mbajtur mbledhje me grupet këshilluese qytetare, me të cilët mes tjerash, është biseduar lidhur me shit-blerjen dhe gjithçka që ka të bëj me mjetet piroteknike. Krahas kësaj, takime të këtilla organizohen edhe nëpër shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, ku inicues dhe bartës i këtyre aktiviteteve është Njësiti për prvencion.Ts.mk.