Kryetari Bexheti dhe ambasadori i Hungrisë Duks, këmbejnë përvojat për fondet paraaderuse të e BE-së

Kryetari I komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka pritur në takim, ambasadorin e Hungarisë ekselencën e tij, Laslo Duks dhe drejtorin e Instituit ‘ZIP’ Agim Selami. Gjatë këtij takimi, mes kreut të komunës së Sarajit Blerim Bexhetit dhe ambasadorit të Hungaris Laslo Duks, është biseduar për bashkëpunimin e mundshëm mes komunës dhe ambasadës së Hungarisë, ku kjo u fundit mund të ndihmojë me përvojat e saja, për aplikimin e fondeve që i ofron BE-ja për vendet para aderuese në BE.

“Hungaria si anëtare e plot fuqishme e BE-së, mundë të tregoj praktikat e saja për qeverisje të mirë në nivelin lokal dhe mundësitë e shfrytëzimit të IPA-Fondeve që I ofron BE për komunat rurale. Mundësitë e binjakëzimit të komunës së Sarajit, me ndonjë komunë hungareze, për qëllim të këmbimit të eksperiencave dhe aplikimeve për grande të përbashkëta. U shqyrtuan mundësitë që ambasada e Hungarisë në Shkup, të ndihmojë komunën e Sarajit, me ndonjë makineri për shërbim publik dhe mirëmbajtje të objekteve publike. U bisedua edhe për kapacitet që ka komuna e Sarajit, në sferën e turizmit, ku ambasada e hungareze mundë edhe më shumë të promovojë këtë bukuri natyrore që është Kanjoni i Matkës”, thuhet në kumtesën e komunës së Sarajit.

Kryetari I komunës Blerim Bexheti, tha se ne duhet që ta përgatisim veten për proceset e rëndësishme që po e fillojmë drejtë anëtarësimit të vendit drejt BE-së, po këshillohemi nga shtete anëtare të BE-së, që të fillojmë si proces më lehtë. Ai gjithë ashtu, theksoi se komuna jonë ka nevojë për ngritje të kapaciteteve për ta kuptuar më drejt procesin euro-integrues.