Krim makabër/ Nënë e bijë vrasin pesë anëtarët e familjes, mes tyre edhe fëmijë

Nënë e bijë janë arrestuar nga policia në Pensilvani, me akuzën e vrasjes së pesë anëtarëve të familjes së tyre, mes të cilëve edhe fëmijë.

Shana Decree, 45 vjeç dhe Dominique Decre, 19 vjeç, u arrestuan pas gjetjes së trupave të të afërmve të tyre, në një apartament në Morrisville.

Policia tha se trupat u gjetën rreth orës 5:30 pasditen e së hënës, pasi një fqinj i kishte lajmëruar se nuk e kishte parë familjen për një javë.

Mes të vdekur janë dy fëmijët e tjerë të Shana Decree, Naa’Irah Smith, 25 vjeç dhe Damon Decret Jr, 13 vjeç.