Kotevski dorëheqjen deponon në Qeveri

Drejtori i Burgut Hetimor të Shutkës, Gjoko Kotevski ka dorëzuar në Qeveri raportin dhe dorëheqjen pas incidentit në burgun e Shutkës ku u sulmuan ish-ministrat e arrestuar, Spire Ristovski dhe Mile Janakieski.

Përveç në Qeveri, Kotevski raportin e ka dorëzuar edhe tek Ministria e Drejtësisë dhe Administrata për Përmbarimin e Sanksioneve. Në raport thuhet se janë ngritur procedura disiplinore për 11 persona në burgun hetimor të Shutkës tek të cilat janë konfirmuar lëshime në procedurë.

Pas incidentit në burgun “Shkupi”, Janakievskit iu ndryshua masa e arrestit me masën “arrest shtëpiak”. Ata pas provokimeve u sulmuan nga dy të burgosur nga Grupi i Kumanovës.