Kosovë/ Në QKUK lind foshnja me dy gjini

Lidhur me këtë rast drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, në repartin e të cilit po mbahet foshnja në përkujdesje intensive, tha se edhe pse i një rast i rrallë, është i dyti që ndodhë brenda këtij viti në Kosovë.

Doktor Gojnovci në një konferencë për media tha se foshnja ka lindur para kohe dhe peshon 995 gramë. Ai tha se foshnja është duke u trajtuar dhe janë duke u bërë konsultat e nevojshme.

Po ashtu, Gojnovci tha se fëmija mund të shërohet.

“Ky është rasti i dytë vetëm në këtë vit me këtë sindromë. Nëse vërtetohet me terapi është e shërueshme”, tha Gojnovci.

Sipas tij, këso lloj rastesh kanë ndodhur edhe në vendet e rajonit.