Komuna e Prishtinës ofron 150 shujta të ngrohta në javë për fëmijët në Handikos

Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët janë në qëndrim ditor në Handikos, tash e tutje do ta kenë një shujtë të ngrohtë në ditë të përgatitur nga Kuzhina Qendrore e Komunës së Prishtinës.

“Komuna do të sigurojë rreth 150 shujta të tilla në javë, kurse Handikos do të kujdeset për transportin e ushqimit nga Kuzhina Qendrore deri në objektin e tyre.

Po punojmë së bashku për krijimin e kushteve sa më të mira, për të vegjlit tanë që kërkojnë kujdes të veçantë”, thuhet në njoftimin për media.

Be the first to comment

Leave a Reply