Klopp zbulon gjendjen e Shaqirit: Ai nuk është gati

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se Xherdan Shaqiri dhe Joel Matip do të mungojnë në ndeshjen e së dielës kundër Leicester Cityt në Premierligë, ndërsa e ka konfirmuar se Alisson Becker është kthyer në stërvitjet me skuadrën.

Xherdan Shaqiri do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës të Liverpooli e edhe në dy ndeshjet e Kombëtares së Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkaku i një lëndimi, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, as Alissoni s’ka qenë në dispozicion për Kloppin që një kohë të gjatë, që kur kishte pësuar lëndim në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Premierligës, kundër Norwich Cityt, kur e pësoi një lëndim serioz. Jashtë skuadrës ka qenë edhe Joel Matip, i cili mungoi në ndeshjen e mesjavës kundër Salzburgut.

“Për Alisson, jemi ende te “ndoshta po e ndoshta jo”. Dje ai u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës për herë të parë. Por, nëse i dini stërvitjet e portierëve, ato janë shumë më të vështira sesa sesionet e zakonshme stërvitore. Ai u duk mirë”, tha Klopp.