Kiracovski kërcënon hapur gazetarin Gerovski: Nëse më përmendet emri pastrohemi si burra

Kiracovski: Nuk e di kush është KIKI, mirëpo KOKI me siguri është BOKI

Deputeti Aleksandar Kiracovski nga radhët e LDSM-së thotë që nuk e di cili deputet qëndron pas pseudonimit KIKI, për të cilin gazetari Branko Gerovski ka shkrur se ka zhvatur para nga biznesmenë të njohur së bashku me Boki 13 dhe Zoki Kiçeec.

Koki? Me sigur BOKI. Nuk e dijë sili është KIKI, ju mendoni se bëhet fjalë për mua? Do të shohim Gero për cilin mendon. Absolutisht nuk i njoh, Gero ka shënuar lloj lloj budallallëqesh, si të them. Nuk e dijë. Ti më lajmëron dhe më pyet “Cili të bie në mend kur përmendet KIKI” dhe kjo mua më aludon qartë. Do Zoti Geroja publikon që unë jam KIKI dhe të pastrohemi deri në fund, si i ka hije. Megjithatë mua kjo më ngjan në inskenim me qëllim të caktuar, thotë Kiracoski në deklaratë për “A1ON”, duke shtuar se shkaqet për një inskenim të tillë janë të mëdha./Alsat