Kepa tregon pse nuk pranoi të zëvendësohet

Një moment i çuditshëm ndodhi në fund të vazhdimeve në ndeshjen finale të EFL Kupës, ku portieri i Chelseas, Kepa Arrizabalaga nuk pranoi të zëvendësohet nga Willy Caballero.

Gjyqtari i katërt kishte ngritur tabelën e zëvendësimit dhe në fund spanjolli kishte qëndruar për penalltitë.

Pas ndeshjes portieri ka sqaruar situatën, ku ka thënë se situata është keqkuptuar pasi trajneri ka menduar se është i lënduar., shkruan Indeksonline.