Kasami me porosi nga Zhelina: Partitë shqiptare në pushtet mashtrojnë votuesit e tyre, votojeni Rekën për t’i ikur mashtrimit

Sonte është mbajtur tubim madhështor në Komunën e Zhelinës për kandidatin e pavarur për president, Blerim Reka, i përkrahur nga dy partitë opozitare Lëvizja BESA dhe ASH. Kasami nga Zhelina përcjelli mesazhin se duhet votuar Blerim Reka dhe se nuk ka opsion tjetër më të mirë se shqiptarët.

Më tej Kasami theksoi se shqiptarët janë të bashkuar rreth Blerim Rekës.

“Shqiptarët janë të bashkuar rreth kandidaturës së Blerim Rekës, sepse këtë e kemi amanet nga dëshmorët dhe nga të parët tanë”, përfundoj Kasami.

Kreu i Besës gjithashtu ftoj edhe përkrahësit e partive tjera ta votojnë Rekën, sepse liderët e tyre po mashtrojnë rreth kandidatit konsesual, ku ai shpesh herë ka thënë se është kandidat vetëm i LSDM-së. Ai në fund ka thënë se partitë shqiptare të pushtetit po mashtrojnë votuesit e tyre dhe për t’i ikur ata mashtrimit duhet të votojnë Blerim Rekën.