Jovevski: Do të hetohen Katica Janeva dhe Lile Stefanova

Prokurori shtetëror, Lubomir Jovevski thekson për A1 se të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në rastin “Reket” do të dëgjohen dhe do hetohen.

“Ne nuk veprojmë në mënyrë selektive dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia penale, nëse dikush ka kryer ndonjë krim. Theksoj që ky rast është veçanërisht një krim. Hetimi për rastin po vazhdon, dhe të gjitha veprimet hetimore po merren nga prokurori publik në mënyrë që të sigurohen prova që do të sigurojnë një plan për hetim të plotë të rastit”, tha Joveski.

Ai theksoi se prokuroria nuk po vepront në mënyrë selektive dhe siguroi publikun se të gjithë ata që janë përfshirë në rastin “Reket” do të merren në pyetje dhe do të hetohen, përfshirë këtu edhe Katica Janevën dhe Lile Stefanovën, dhe se pas hetimit të plotë komfor ligjit do të merret vendim.

Nga prokuroria thonë se përveç materialeve të shumta, posedojnë me incizime audio dhe video./Alsat/