Janeva ka marr pagë 105,000 denarë dhe kaq bonuse?

Paga e ish-shefes së prokurorisë speciale, Katica Janeva ka qenë 105.000 denarë, tregon llogaritja e “Kod”, transmeton INA

Në këtë shumë janë llogaritur edhe shtesat prej 35 për q indve që i ka marrë për shkak të rrezikut në punë. Ndërsa rrogat e prokurorëve tjerë janë sjellur nga 80 mijë deri në 85 mijë denarë.

Por ekziston një shtesë e tretë që është sekret dhe që prokurorët kanë qenë të detyruar të heshtin, që është një shpërblim për ata prokurorë që i dëgjuan bombat. Bonusi më i madh për këtë ishte Janeva sepse ajo kishte akses në të gjitha bisedat e përgjimit, thotë Kod.