“Janeva ka keqpërdorur detyrën zyrtare”

“Duke pas parasysh se Prokurori Publik ka sjell vendim për zgjerimin e hetimit edhe ndaj prokurores speciale. Prokurori Publik ka tejkaluar kompetencat duke përfituar të mira materiale për vete dhe për persona të tjerë”, tha Joveski sipas të cilit Prokurori Publik ka pranuar ndikimin e të dyshuarit duke ndërprerë paraburgimin dhe duke i shqiptuar masën e paraburgimit shtëpiak.

“Kanë marrë 1 milion euro, ndërsa derisa i dyshuari ishte në paraburgim nga bashkëshortja e tij kanë marrë 500 mijë euro. Me vetë faktin se ka propozuar që t’i ndërpritet paraburgimi dhe ti shqiptohet masë më e butë paraburgim shtëpiak, ndërsa më vonë që ti kthehet edhe pasaporta, ka shkelur kompetencat e saj”, deklaroi Joveski.

Ruskoska nuk ka njohuri se ku gjendet djali i Katica Janevës.

“Për momentin ekzistojnë dyshime vetëm për Prokuroren Publike dhe për të njëjtën është kërkuar paraburgim”, tha Ruskoska.