Janeva edhe sot do të mbetet në spital?!

Ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva, me shumë gjasa edhe ditën e sotme do e kaloj në spital. Avokatja e saj Irena Frçkovska, për Televizionin Alsat ka bërë të ditur se Janevës i janë konstatuar disa probleme shëndetësore dhe disa anomali. Sipas saj, ish prokurorja speciale po u nënshtrohet edhe disa procedurave tjera testuese dhe gjendja e saj shëndetësore po ndiqet nga mantel-bardhët. Avokatët paralajmërojnë se do kërkojnë përsëri masën e arrestit shtëpiak për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por pasi që të marrin përgjigje nga Gjykata në lidhje me garancinë që paraprakisht e ofroi e dyshuara Janeva, për lëshimin e saj nga burgu i Shutkës.

“Janeva ende gjendet në spitalin “Zhan Mitrev” ku po u nënshtrohet kontrolleve dhe testeve të ndryshme. Po përcillet gjendja e saj shëndetësore. I janë konstatuar disa probleme dhe anomali pas kontrolleve por ende po i bëhen disa analiza të tjera. Me siguri edhe sot do të qëndroj në spital. Ne gjithsesi që do të kërkojmë masën e arrestit shtëpiak, por njëherë do e presim vendimin për garancinë, që duhet të merret gjatë javës së ardhshme”, tha Avokatja e Katica Janevës.