ILIR HASANI sjell risi në shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut (FOTO)

Mjeku i njohur Ilir Hasani, njëherësh drejtor i Qendrës urgjente në Shkup ka njoftuar për implementimin e një metode të re për stabilizimin e frakturave të qafës së femurit e ashtuquajtur “Femoral Neck System”. Këtë risi ai e ka shpalosur përmes postimit në faqen e tij në Fejsbuk:

“Vazhdojmë me novitete! Implementojmë metodë të re për stabilizimin e frakturave të qafës së femurit e ashtuquajtur ‘Femoral Neck System’. Një teknikë e re në armamentariumin traumatologjik”, ka shkruar mjeku Ilir Hasani, transmeton MEDIAL.mk.