Icardi ikën nga Interi, kjo është skuadra e re e argjentinasit

Pas shumë muajsh debate dhe refuzimesh, Mauro Icardi  ka vendosur përfundimisht që të largohet nga Interi.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme argjentinasi ka vendosur që të  transferohet te Paris Saint Germain.

Pasditen e sotme pritet që Icardi të kryejë vizitat mjekësore në Paris dhe do të firmosë kontratën e re.

Icardi do të transferohet te PSG i huazuar, por me të drejtën e blerjes.