Ibrahimi: Angazhohemi për një jetë të re në Çair

Kandidati i BESËS për Komunën e Çairit Zeqirija Ibrahimi ka mbajtur pres konferencën e radhës ku tha se pushteti aktual i Komunës së Çairit në fushatën e vitit 2013 pati premtuar parkingun e Teatrit dhe se në hapësirën pas ambulancës do të ndërtojë garazh në kate.

“Ju premtojmë se kaosin me parkingjet do ta zgjidhim detyrimisht në katër vitet e ardhshme me planin e ri që do ta hartojmë vetëm për parkingjet në Çair, e që do të bëhet vetëm pasi ta kemi pasqyrën reale se a kanë lënë ndonjë pronë të pauzurpuar publike këta mjeshtër të abuzimit me pronën publike. Ne nuk premtojmë gjëra vetëm për të marrë vota, sepse ne nuk e kemi ndër mend ta braktisim Çairin pasi ta kryejmë mandatin. Ne angazhohemi për një jetë të re në Çair”, ka thënë Ibrahimi.




Be the first to comment

Leave a Reply