I jepet lamtumira e fundit policit që u vra teksa kryente punën




Në fshatin Shkarashnik të Malishevës po mbahet ceremonia e varrimit për policin Sami Thaçi, i cili humbi jetën gjatë një operacioni policor.

Qindra familjarë dhe zyrtarë të lartë të shtetit dhe zyrtarë të Policisë, po marrin pjesë në këtë ceremoni ku po mbahen edhe fjalë në nderim të veprës së policit Thaçi, shkruan Reporteri.net.

Për policin që u vra, po kujtohen edhe kohët kur ai ishte një prej pjesëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.