Higuain nuk kursen Gattuson me ndërhyje në stërvitje, por as trajneri italian Romagnolin

Të mërkurën nga ora 18:30 do të përballen Milani dhe Juventusi për Superkupën e Italisë.

Tashmë kuqezinjtë janë duke bërë stërvitjet e fundit dhe atmosfera është mjaft e mirë, ndërsa është trajneri Gennaro Gattuso ai që po përfshihet në çdo gjë.

Italiani duket se ka marrëdhënie të mira me skuadrën, së pari ishte Gonzalo Higuain ai që bëri një ndërhyrje në trajnerin, por e gjitha kjo kaloi në shaka mes dyshes.

Më pas ishte Gattuso ai që ndërhyri në Alessio Romagnolin, dueli nuk ishte i ashpër, por i mjaftueshëm për t’u rrëzuar lojtari.

Trajneri ka theksuar se në ekip ka energji pozitive dhe beson se kjo do të përkthehet me një triumf në finale ndaj Zonjës së Vjetër.

Milani dhe Juve janë skuadrat me më së shumti tituj të fituar në këtë garë, pastaj është Interi me pesë dhe Lazio me dy Superkupa të Italisë.

Favorit janë Bianconerët, por normalisht nuk përjashtohet mundësia për fitore e Rossonerëve.




Be the first to comment

Leave a Reply