“Heqja e imunitetit të Veljanovskit”, reagon Sela: Dje Agimi sot Talati

Pas dështimit të seancës së kuvendit për heqjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit, ka reaguar kreu i ASH-së, Ziadin Sela nëpërmjet një statusi në Facebook.

“E vërteta e xhveshur. Dje Agimi sot Talati. Imagjinoni njeriu që u zgjodh kryetar kuvendi nën brohoritje dhe zhurmë pa mikrofon përpara tij, sot (gjoja) i pengoi vetem nje zë për ta hedh ne votim propozimin për marrjen e imunitetit te Trajko Veljanovskit.
Ishte njê zë apo janë shumë afera, mes të cilave edhe 27 prilli (për të cilën Veljanovski ka shum çka mund të zbuloj) që e detyruan kreun e BDI-së të bëj skenarin e sontëm ?
P.S. Është dora e zgjatur apo bishti i kapur!?”, shkruan Ziadin Sela.